Pas dy ndeshjeve në kampionat dhe asaj në finalen e Superkupës së Italisë, Interi dhe Milani do të luajnë edhe dy herë të tjera për këtë sezon.
Zikaltërit siguruan kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mposhtën Lazion me rezultatin 2-0. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, iu fal supergolit të Arnautovic dhe golit të Calhanoglu, për të prerë biletën e kualifikimit.
Në gjysmëfinale Interin e pret Milani, me kuqezinjtë që u kualifikuan disa javë më parë. Skuadra e Sergio Conceicao, eliminoi Romën në shtëpi, pas fitores 3-1.
Ndeshja e parë është planifikuar më 2 Prill, ndërsa ajo e kthimit do të luhet më 23 Prill, ku do të përcaktohet edhe skuadra finaliste.
Këtë sezon, Milani ka qenë dominues ndaj Interit, me dy fitore dhe një barazim, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë hakmarrje të zikaltërve. /tvklan.al