Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas bluve, një i ri ka përplasur me makinë një 28 vjeçare. Kjo e fundit ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
“Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë Policia./tvklan.al