Mats Hummels do të vazhdojë karrierën te Roma. Klubi italian, ka arritur marrëveshjen për afrimin e mbrojtësit gjerman.

Futbollisti veteran, ishte pa skuadër nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga Borussia Dortmund dhe do të vazhdojë karrierën në Serinë A.

Palët kanë mbyllur akordin mes tyre dhe Hummels është nisur drejt Italisë, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me klubin verdhekuq.

35-vjeçari ka rënë dakord për kontratën për një sezon, por nëse bind me paraqitjet, nuk përjashtohet mundësia e rinovimit edhe për një tjetër sezon.

Afrimi i Hummels, është i dyti radhazi te Roma me parametra zero, pasi pak ditë me parë u zyrtarizua edhe Mario Hermoso, që gjithashtu ishte pa kontratë. /tvklan.al