Athina reagon për kthimin në xhami të “Shpëtimtarit të Shenjtë”
Kisha Ortodokse Bizantine e ‘Shpëtimtarit të Shenjtë’ në Chora’, ose si njihet ndryshe muzeu Kariye ,pas vendimit të Presidentit turk Erdogan ka nisur të rikonsturktohet që të kthehet në xhami.
Muzeu i Kariye në rrethin Fatih, statusi i të së cilës u shfuqizua në vitin 2019 me dekretin e Presidentit ka kaluar në pronësi të komuniteti Myslmina të Turqisë, i cili duhet ta kthejë në një xhami. Kjo është e njëjta praktikë që u ndoq edhe me Shën Sofinë.
Ky objekt me vlera të mëdha historike, do të kthehet pas 75 vitesh në një objekt kulti për myslimanët, duke hedhur poshtë një vendim të vitit 1945 me firmë të Qemal Ataturkut që e ktheu atë në muze.
Muzeu, i vendosur pranë mureve të qytetit antik, është i famshëm për mozaikët dhe afresket e saj të hollësishme. Ajo daton në shekullin e IV, megjithëse ndërtesa mori formën e saj aktuale në shekujt XI-XII. Ky objekt daton nga Perandoria Bizantine e shekullit të VI, struktura e bukur e ndërtesës mbetet e paprekur.
Në shekullin e XVI-të, pas pushtimit të Stambollit nga Mehmeti II, kisha u shndërrua në një xhami. Për shkak të ndalimit të imazheve ikonike në vendet e lutjeve myslimane, afresket e kishës ishin të mbuluara nën një shtresë suvaje.
Por 75 vite më parë qeveria turke e asaj kohe vendosi që kishën ta kthente në muze, dhe afresket u zbuluan dhe u restauruan. Por fatkeqësisht këto afreske do të mbulohen sërish. Për vendimin e Ankarasë për kthimin e këtij objeketi në xhami ka reguar edhe Greqia.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e ka konsideruar si provokim këtë të vendim të Turqisë. Por zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke ka thënë se askush nuk e ka të drejtën të flasë për vendimet që merr qeveria turke për objektet brenda territorit të saj.
“Një vend që ka kthyer xhamitë e periudhës osmane në kisha, nuk mund të thotë dot asnjë fjalë. Askujt nuk i takon të flasë për vendimet tona, për objektet që ndodhen në territorin e Turqisë”.
Pa dhënë një datë fikse, ministri turk ka thënë se falja e parë e namazit do jetë në muajin Shtator. Ndërtesa, teksa vazhdojnë punimet e restaurimit, ajo ende funksionon si muze. Dhe turistët, sidomos të huajt, vijojnë ta vizitojnë atë.
Klan Plus