Zhgënjim i ri për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite. Ekipi i tij, Al Nassr u eliminua nga Kupa e Mbretit. Ky është zhgënjimi i nëntë i Cristianos që kur ai zbarkoi në Arabinë Saudite në Janar 2023.
Për momentin, Cristiano ka fituar vetëm Kampionatin Arabik të Klubeve, i cili është një turne më informal sesa zyrtar, pasi u luajt në vitin 2023. Ndërsa në në vitin 2024 nuk është luajtur. E vërteta është se Cristiano nuk e ka më magjinë e titujve që mori me vete në në Arabi. Skuadra e tij ka dështuar dy herë në Ligën Saudite, në Champions të Azisë gjithashtu, në Kupën e Mbretit ky është eliminimi i tretë radhazi.
Tre herë edhe në Superkupën e Arabisë, Ronaldo pati mundësinë të vijonte të ëndërronte një trofe por, në minutën e 96 të ndeshjes ai humbi një 11-metërsh. Gjithsej, nëntë mundësi për sukses që janë zhdukur.
“Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur,” tha ai në rrjetet sociale, i prekur dukshëm.
Pesha bëhet më e rëndë për portugezin, i cili nga 19 penallti që ka ekzekutuar, nuk ka humbur asnjë me fanellën e Al Nassr.
Një goditje e re për Cristianon që nuk por mundet të laregojë mallkimin e mungesës së trofeve. Një nga lojtarët më të mirë në botë në historinë e futbollit, ai ka 34 titujt profesionistë mes Sportingut, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe kombëtares portugeze.
Tani duket se mundësitë për këtë sezon mbeten kampionati Saudit dhe Champions League e Azisë që gjithnjë është një garë gjithmonë e komplikuar.
Tv Klan