Në Maj të këtij viti menduam se pamë gjestin më romantik ndonjëherë kur Zendaya veshi një fustan ‘si Zhulieta’ në premierën e filmit të Tom Holland.
Por siç duket çifit e ka marrë shumë seriozisht këtë punën me veshjet njësoj.
Mbrëmjen e djeshme ata janë kombinuar në mënyrë perfekte me të kuqen e errët që është trendi i kësaj vjeshte. Aktorja u pa duke dalë nga “Tribeca’s Greenëchich Hotel” në Neë York pas një darke romantike. Me një fustan të ngushtë pas trupit të “Luis Vuitton”, Zendaya dukej më seksi se kurrë! Ajo ka lyer edhe flokët në ngjyrë çokollate të cilat janë në sinkron të plotë më grimin e lehtë.
Po Tom? Një bluzë “burgundy”, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.
Lidhja e tyre e dashurisë ka nisur në 2021-in dhe ata jo vetëm që nuk kanë hezituar të kombinohen, por edhe të mbështesin njëri-tjetrin në projektet e tyre.
/tvklan.al