Ankandi për Topin e Artë ka ngjallur reagimin e trashëgimtarëve të Diego Armando Maradonës. Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, vajzat e tij Dalma dhe Gianina dhe ish-gruaja Veronica Ojeda kërkojnë nga gjykata që të ndalohet ekspozimi dhe dalja në shitje e çmimit. Trashëgimtarët e Maradonës pretendojnë se trofeu është vjedhur dhe se pronari aktual nuk ka autoritetin për ta shitur.

Përmes një avokati, pasardhësit e Maradonës, do t’i paraqesë një apel urgjent presidentit të gjykatës së Nanterra pranë Parisit, për të tërhequr Topin e Artë nga ankandi. Ky është Topi i parë i Artë që del në ankand ndërsa vlera është ende për t’u konfirmuar.

Maradona, i cili vdiq në vitin 2020, fitoi çmimin pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës 1986 në Meksikë, duke shënuar pesë gola, teksa luajti çdo minutë të turneut me shiritin e kapitenit në krah.

Ai turne ndoshta mbahet mend më së miri për dy golat e Maradonës kundër Anglisë në çerekfinale, të cilësuar si “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”. Fanella që veshi atë ditë, së bashku me topin e ndeshjes janë shitur më parë në ankand.

Klan News