Tornadot në disa pjesë të SHBA-së vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.  Stuhia e fuqishme goditi veriun e Denton County, Teksas duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke dëmtuar disa shtëpi.

Erërat e forta rrëzuan pemë dhe shtylla të tensionit të lartë duke lënë pa energji elektrike mbi 20 mijë familje. Shërbimi Kombëtar i Motit në Fort Worth lëshoi ​​disa paralajmërime për tornado për qytete të shumta të Teksasit të Veriut, duke u kërkuar banorëve që të pranojnë evakuimin.

Organizata Botërore Meteorologjike ka deklaruar se në muajt e ardhshëm  uraganet do të jenë më shpeshta në SHBA dhe jo vetën. Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA (NOAA) ka parashikuar 17 deri në 25 stuhi, ku nga këto stuhi , tetë deri në 13 parashikohet të bëhen uragane.

Nga ana tjetër një stuhi e befasishme breshëri goditi qytetin meksikan të Puebla, duke mbuluar rrugët me shtresa të trasha akulli mes temperaturave përvëluese që goditën vendin për disa ditë me radhë dhe që i mori jetën mbi 80 njerëzve.

Stuhia e papritur habiti vendasit pasi breshri u grumbullua deri në disa metra në disa zona, duke i shndërruar rrugët në lumenj. Ajo shkaktoi dëme të shumta në disa banesa, duke bllokuar rrugët dhe rrëzuar pemë.

Ndërkaq rreth 670 njerëz kanë humbur jetën pas një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re. Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re, Serhan Aktoprak ka deklaruar se ndikimi i rrëshqitjes së dheut në provincën e izoluar Enga të vendit ishte më i madh sesa mendohej fillimisht.

Disa agjenci humanitare janë vendosur në dispozicion për të gjetur trupat. Dëmtimi i infrastrukturës gjithashtu e ka bërë më të vështirë për përpjekjet e autoriteteve te kërkim-shpëtimit për të arritur në zonë Më shumë se 1000 njerëz janë zhvendosur deri me tani si pasojë e katastrofës. Qeveria pritet të vendosë  të martën nëse do të kërkojë zyrtarisht më shumë ndihmë ndërkombëtare.

Klan News