U kapën duke transportuar kallashnikovë e pushkë nga Shkodra në Tiranë
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të rinjtë e akuzuar për trafik armësh. Denisa Halilaj, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj u arresuan para disa ditësh. Ata po udhëtonin me dy makina nga Shkodra drejt Tiranës, ku në një prej tyre kishin 4 kallashnikovë, 5 pushkë dhe armatime. Dyshohet se armët do t’iu shiteshin grupeve kriminale në Tiranë.
Grupi hetimor është duke kqyrur në mënyrë të detajuar celularët e tyre për të zbardhur prova të tjera për veprimtarinë kriminale. Armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të vitit 1997, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim.
Të rinjtë kanë mohuar gjithashtu të tregojnë edhe ku i kanë marrë këto armë dhe kujt i përkasin.
Vajza e grupit, Denisa Halilaj ka qenë më parë efektive e Policisë së Burgjeve. 22-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte dijeni për armët. Ajo u ka treguar hetuesve se grupi i djemve i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona dhe nuk i është thënë se do të shisnin arsenal armësh.
Gjithsesi gjykata nuk është bindur nga ky version i saj duke e lënë edhe atë në qeli, ashtu si 4 djemtë.
Klan News