Gjatë stinës së verës, dy bulevardet kryesore të qytetit të Durrësit, sheshi “Liria” dhe “Epidamn” do të kthehen në pedonale për qytetarët e turistët. Lëvizja e automjeteve do të devijohet nga ora 19 deri në 23 çdo mbrëmje deri më 15 Shtator.
Ervis Quku, Policia Bashkiake Durrës: Kjo masë është marrë për tu bërë një pedonale që do t’ju shërbejë turistëve që nga dita në ditë po vijnë në rritje në qytetin tonë. Ne presim një fluks të madh. Pedonalja do të jetë e shtrirë nga sheshi “Liria”, Prefektura në drejtim të Bashkisë dhe bulevardi “Epidamn”.
Për të përballuar fluksin e lëvizjeve gjatë verës Policia Bashkiake ka marrë të gjitha masat me synim reduktimin e trafikut në rrugë.
Ervis Quku, Policia Bashkiake Durrës: Kemi vendosur më shumë sinjalistika që edhe qytetarët të na mirëkuptojnë për këtë lloj mase që do t’i vijë në ndihmë qytetit tonë.
Durrësi është nJë nga qytetet e vendit ku trafiku është i rënduar gjatë muajve të pikut të fluksit të turistëve. Vizitorët e huaj pritet të jenë më të shumtë këtë sezon nisur edhe nga prenotimet e shtuara në njësitë akomoduese të qytetit bregdetar.
Klan News