Shtatë emigrantë kanë humbur jetën pasi u mbytën në detin Egje. Tragjedia ndodhi disa kilometra larg ishullit të Lesbos pranë qytetit Mitilini. Sipas mediave greke, viktimat janë 2 vajza të vogla, 4 gra dhe një burrë.

Autoritetet mundën të shpëtonin 58 emigrantë të tjerë të cilët udhëtonin me varkën që u mbyt. Dy anije greke, një anije e Frontex dhe një helikopter shkuan në zonë për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve të tjerë që rrezikonin mbytjen.

Ata u dërguan në spital për kontroll mjekësor dhe iu ofrua ndihma e nevojshme. /tvklan.al