Shpërthimi i një bombole me gaz u merr jetën 3 fëmijëve
Mëngjesin e sotëm në Ramanli të Kumanovës, shpërthimi i një bombole gazi i mori jetën 3 fëmijëve. 7 persona të tjerë mbetën të lënduar, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe janë transferuar në qendrën urgjente të Shkupit për mjekim.
Ministri i Shëndetësisë, i cili vizitoi të lënduarit në qendrën urgjente, konfirmoi se 4 të lënduarit rëndë janë duke u trajtuar atje, kurse 3 të tjerët janë shtruar në spitalin e vjetër të qytetit.
Ishin familjarët dhe fqinjët të cilët i nxorën nga shtëpia të lënduarit. Ndërsa flakët u shuan nga zjarrfikësit rreth një orë më pas.
Tv Klan