Është arrestuar edhe një person për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Ngjarja ndodhi me 26 Nëntor të vitit të kaluar, ku u sulmua një autobus dhe mbetën të vrarë tre persona.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin, më 11 dhjetor të vitit 2021 u patën arrestuar edhe tre persona të dyshuar, ndërkaq njëri prej tyre, një muaj më pas është liruar nga paraburgimi.

Të dyshuarit, masa e paraburgimit i ishte zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak./klankosova