Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë dyditore në Kosovë në Komunat Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj, u shpall nga Kuvendi i Komunës së Deçanit “Qytetar Nderi”. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit presidenti Begaj vlerësoi qëndresën e kësaj treve.
“Të parët tuaj ishin simbol i rezistencës ndaj pushtuesit. Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe Kuvendi i Parive, ku u bë edhe Lidhja e Besës, ishin themelet mbi të cilat filloi kryengritja për pavarësinë e Shqipërisë. Fati na çoi në rrugë të ndryshme, por përcaktimi i tij është i njëjtë. Të gjithë bashkë në Evropë. Në Evropë me Kosovë të lirë e të pavarur”.
Presidenti Begaj, bëri homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Kreu i shtetit ishte dhe mysafir në kullën e Haradinajve, shtëpia e ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Klan News