Dinamo do të luajë sfidën e javës së 20 të Kategorisë Superiore kundër Bylisit në transfertë në stadiumin “Adush Muça”. 

Trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp përpara takimit tha se pret një përballje të vështirë, por ka besim se skuadra e tij do ta nisë vitin 2025 me fitore. Blutë në 5 takimet e fundit në kampionat kanë 4 fitore e 1 barazim dhe kryesojën kampionatin. Ndërsa ballshiotët janë të parafundit në renditje pas 19 javëve të luajtura.

Blutë kanë shënuar 30 gola në 18 takime në këtë sezon, ndërsa janë ndëshkuar 20 herë. Ndërsa Bylisi ka sulmin më të dobët të Superiores me vetëm 15 rrjeta të shënuar, e repartin difensiv më të ndëshkuar me 26 gola të pësuar, po aq sa edhe Skënderbeu i vendit të fundit.

Klan News