Diferenca mes ekipeve katërshes së parë është e vogël. Dinamo do të presë të shtunën Egnatian që ka vetëm 1 pikë më pak se blutë e kryeqytetit. Një sfidë e vështirë dhe që kërkon vëmendje sipas trajneri Ilir Daja.

“E dimë që është koeficient i lartë i vështirësisë. E dimë që na pret një ndeshje e fortë me Egnatian pasi ka edhe një bazë të mirë nga kampionati i kaluar. Kemi një ecuri pozitive dhe do të luftojmë ballazi me ekipin që mban petkun e kampionit”, tha Ilir Daja.

Tirana nuk po bën kthesën dhe do të luajë në fushën e vështirë të Laçit që nuk njeh humbjen për 28 shtatorit në shtëpi. Të dy ekipet janë në gjysmën e poshtme të renditjes.

“Edhe ne edhe Laçi jemi në pozicione jo komode. Ne jemi në një situatë të pazakontë. Çdo skuadër kalon këto lloj krizash, e rëndësishme është që të jemi të qetë dhe të futemi në lojë për ta fituar ndeshjen”, tha Gugash Magani.

Java e 19 nis sot me ndeshjet Skënderbeu-Elbasani dhe Partizani-Vllaznia. Këto takime do të jenë të fundit për këtë vit në Kategorinë Superioren.

Tv Klan