Partizani, Dinamo dhe Vllaznia udhëheqin renditjen e Superiores.
Këto skuadra ruajtën ritmin me fitoret e arritura të dielën dhe janë në të njëjtën kuotë pikësh, 37.
Partizani mundi 2-0 Teutën në Durrës ndërsa Dinamo mundi 3-1 Elbasanin. Edhe pse pritëse, skuadra kryeqytetase luajti në fushë kundërshtare, pasi takimi u zhvillua në Elbasan Arena. Vllaznia triumfoi 4-0 me Skënderbeun në Korçë.
Balaj realizoi 3 herë dhe kryeson me 13 gola klasifikimin e golashënuesve. Këto ndeshje mbyllën javën e 21 të Superiores.
Tv Klan