Partizani dhe Dinamo do të përballen të shtunën në derbin e tretë sezonal. Të dy ekipet synojnë titullin kampion në fund dhe kjo tregohet edhe në garën që po bëjnë në kampionat, ku kanë të njëjtën kuotë pikësh dhe vetëm rezultatet direkte çojnë të kuqtë të parët dhe blutë të dytët.
Kjo barazi, sipas trajnerit të Dinamos, Ilir Daja është edhe te mungesat, pasi skuadrat nuk kanë në dispozicion disa lojtarë.
Ilir Daja: Partizanit i kanë ikur disa lojtarë në periudhën e fundit, por edhe ne kemi probleme me virozat stinore. Besoj që është një derbi që do të luhet mes dy ekipeve që janë të barabartë në të gjithë drejtimet.
Partizani ka fituar derbin e fazës së dytë, ndërsa ai të parës u përfundoi në barazim. Për Aleksandar Veselinoviç të Partizanit, ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra.
Aleksandar Veselinoviç: Rezultatet e mëparshme i përkasin të shkuarës. Çdo ndeshje e re është ndryshe, çdo pikë në këtë kampionat është tepër e vlefshme.
Të shtunën do të luhen edhe Bylis – Tirana dhe Skënderbeu – Teuta. Java e 22 e Superiores do të mbyllet të dielën.
Tv Klan