Trajneri i Everton, Sean Dyche, deklaroi se sulmuesit Armando Broja, i duhet ende kohë për të zbritur në fushë.
Sipas tij, 22-vjeçari vuan një dëmtim dhe nuk është ende i gatshëm për të bërë debutimin me fanellën e skuadrës së re.
“Armando Broja ka nevojë për pak kohë. Unë mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Ai ka një lëndim dhe për këtë do t’i duhet pak kohë.”, deklaroi Dyche.
Broja u transferua tek Everton në orët e fundit të merkatos së verës, duke u largua nga Chelsea. Bëhet fjalë për një huazim, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro.
Broja ishte pjesë e listës paraprake të trajnerit Silvinjo për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por nuk u grumbullua në Kombëtare për shkak të dëmtimit dhe në vendin e tij, u afrua Uzuni. /tvklan.al