Trajneri Age Hareide, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Islandës. Njoftimi u bë i ditur nga Federata Islandeze e Futbollit, që shkruan se dorëheqja e 71-vjeçarit është pranuar nga drejtuesit.

“Kam shijuar kohën time me kombëtaren islandeze, por besoj se tani është koha e duhur për t’u pensionuar”, citohet të ketë thënë Hareide.

Ky vendim, vjen para ndeshjeve me Kosovën në “play off”-in e Ligës së Kombeve, me takimet që janë planifikuar të luhen në muajin Mars të vitit të ardhshëm.

Hareide ishte në stolin e Islandës prej 20 ndeshjesh, pasi e mori drejtimin në muajin Prill të vitit 2023. /tvklan.al