Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi në këtë merkato vere dhe shumë shpejt pritet të zgjedhë skuadrën e re.
Trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta, nuk e ka në planet e tij sulmuesin dhe këtë ia ka bërë të qartë drejtuesve.
Sulmuesi është njoftuar se duhet të nisë një aventurë të re, ndërsa interesimet nuk mungojnë.
Italiani kërkohet në Serie A dhe Premier League. Roma thuhet se ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh, po aq sa edhe Napoli. Dy trajnerët, Daniele De Rossi dhe Antonio Conte e pëlqejnë shumë dhe duan ta kenë në ekipet që ata drejtojnë.
Në garë për 26-vjeçarin, së fundmi është futur edhe Tottenham. Anglezët kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, për të kuptuar kushtet.
Gjithçka mbetet në dorën e Chiesa-s, për të zgjedhur se tek cila nga skuadrat e interesuara do të vazhdojë karrierën e tij. /tvklan.al