Nëse jeni rritur në vitet ’90 dhe ’00, atëherë e njihni shumë mirë trendin e aplikimit të lapsit të zi në vijën e brendshme të syrit. Me kalimin e viteve, ky stil grimi doli nga moda dhe u zëvendësua me penelin në pjesën e sipërme të syrit, ose “eyeshadow” të ngjyrave të ndryshme. Por siç e kemi parë shumë trende janë rikthyer.

Edhe lapsi i zi po u pëlqen vajzave këtë vit sepse i jep intensitet shikimit.

Por ndryshe nga vite më parë, tashmë lapsi është i papërshkueshëm nga uji dhe duhet shoqëruar patjetër me eyeliner-in e qerpikët e lyer. Mbase do ju lotojnë pak sytë, por mundohuni të kryeni çdo hap me kujdes.

Rezultati është fantastik, siç e shihni në fotot e mëposhtme ku yje të Hollywood-it janë frymëzuar prej këtij trendi të vjetër që rikthehet me ca ndryshime të vogla.


/tvklan.al