Trupi i pajetë i një shqiptari u gjet mëngjesin e kësaj të diele përgjatë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.
Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat fqinje, megjithatë ato shkruajnë se dëmtimet e marra në trup sugjerojnë se ai është përplasur nga treni.
Autoritetet italiane mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë./tvklan.al