Fituesja e Grupit B, Spanja, do të përballet me surprizën Gjeorgji në raundin e të16-ve të Euro 2024. Ndërsa pritësit e Gjermanisë kundër do të kenë Danimarkën.
Portugalia e Kristiano Ronaldos do të testojë veten kundër Sllovenisë, ndërsa Franca e Mbappe-së, kundërshtare ka Belgjikën e Lukakut.
Këto janë kundërshtaret e ‘të mëdhave” në njërën anë të tabelës. Ndërsa në anën tjetër, Italia përballet me Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit.
Anglia, rivale do të ketë Sllovakinë, kurse Austria ndeshet me Turqinë e Çalhanoglusë. Holanda do të luftojë për një vend në çerekfinale me Rumaninë.
Nëse të mëdhatë plotësojnë pritshmëritë dhe kalojnë në fazën pasardhëse, atëherë në Gjermani 2024 do të luhen finale të parakohshme.
Spanja do të ndeshet me pritësit e Gjermanisë, kurse Portugalia e Kristiano Ronaldos kundërshtare do të ketë ose ‘gjelat’, ose “Djajtë e kuq”.
Ndërsa në anën tjetër të tabelës, nëse Italia kualifikohet, kundër do të ketë Anglinë, me të dyja ekipet finalist të edicionit të shkuar në “Uembli”, ku të kaltrit triumfuan.
Ky kampionat europian ka dhuruar emocione të mëdha, të cilat do të shtohen edhe më, në fazat në vazhdim.
Klan News