Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Berisha çdo ditë e më tepër po përpiqet të monopolizoj Partinë Demokratike. Kështu ka deklaruar ish-kryetari Tritan Shehu, një nga oponentët e pakët të njeriut që udhëheq aktualisht partinë më të madhe opozitare. Sipas tij është e kotë që intelektual të ndershëm të PD të bihen pre e trukut të Berishës për të konkuruar përball tij për postin e kryetarit.

Tritan Shehu, deputet i PD:- “Mungesa e alternativave të sotme të dukshme është një element negative në PD që flet për një eksperiencë negative të këtyre dy vjetëve të punëve të PD. Flet për atë që është punuar që PD ti jepet vetëm fytyra e kryetarit të saj. Unë nuk mendoj se alternative kushdo qoftë sot që të kundërvihet me Berishën do të jetë një alternativë reale. Nga mekanizmi që funksionon, nga mënyra se si veprohet, unë mendoj se alternative do të jetë një alternativë fiktive. Por sidoqoftë them se çdogjë është përgatitur që kryetari i tanishëm të rizgjidhet përsëri mes brohoritjeve në Kongresin e ardhshëm”.

Me lëvizjet e fundit kreu demokrat Berisha, sipas Shehut po përpiqet të krijoj idenë e të pazëvendësueshmit në këtë parti.

Tritan Shehu, deputet i PD:- “Ai do të tregoj me këto që bënë dmth. me atë që ai gjithmonë përpiqet të marri disa kthesa 24 orëshe dhe të marri vetëm ai flamurin për çdogjë përpiqet të tregoj se ai është pronari absolut i PD, pra gjithësekush që ka nevojë të ndryshoj ndonjëgjë në PD duhet të ketë itelekutor atë dhe vetëm atë dhe asnjë njeri tjetër. Kjo është një metodë aspak demokratike dhe bie në kundërshim me konceptet dhe principet demokratike dhe e bënë të pa besueshmë çdo tendencë me këo mënyra”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego