Një sasi eksplozivi shpërtheu gjatë natës së sotme në lagjen “Skënderbe” në Shkodër.

Policia bëri të ditur se lënda shpërthyese ishte hedhur në derën e një agjencie funerale, shumë pranë Urgjencës së Spitalit të Shkodër.

Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Policia ka marrë në pyetje pronaren e biznesit, ndërsa dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe konkurrence.

Tv Klan