Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Haxhias” në Elbasan si pasojë e të cilit është plagosur një 26-vjeçar. Policia njofton se lënda plasëse ishte vendosur në derën e hyrjes së një apartamenti në pronësi të një 59-vjeçari dhe që ishte marrë me qira nga dy persona të tjerë.
Sipas policisë nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga rënia e derës së dhomës së tij shtetasi me inicialet E.Th. i cili banon në hyrjen përballë.
Gjithashtu shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, i cili po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tv Klan