Shqipëria e ka kaluar në vitin 2024 shifrën prej 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas të dhënave zyrtare të NATO-s. Në vitin 2014 vendi ynë kishte derdhur 1.35% të shumës së PBB, ndërsa në vitin 2024 shifra është në 2.03%.

Nivelin më të lartë të rritjes e ka Polonia me 4.12% pasuar nga Estonia me 3.43% vijuar me SHBA-në me 3.38%.

Trump nuk është i vetmi që ka bërë thirrje për një rritje të shpenzimeve. Pas takimit me presidentin e zgjedhur amerikan, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar deklaroi se shtetet anëtare do të duhet të paguajnë më shumë se 2 përqind të PBB.

Në vitin 2027, Shqipëria do të presë samitin e NATO-s ku do të jetë edhe Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump. Përgatitjet për këtë samit kanë nisur, duke përfshirë inspektimin e kushteve te infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë.

Trump e ka përsëritur disa herë kërcënimin për largimin e SHBA-së nga aleanca veri-atlantike, nëse shtetet anëtare të saj nuk arrijnë qe të përmbushin angazhimet e tyre financiare.

Klan News