Trump tërhiqet nga politikat e ashpra mbi Iranin. Presidenti amerikan i hap rrugën një pakti me Iranin mbi çështjen e armëve nukleare, duke u shprehur se “është më mirë një pakt, sesa të copëtojmë vendin“. Por presidenti jep edhe një paralajmërim për Teheranin, duke thënë se nuk do t’i kenë kurrë armët bërthamore.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur i vendosur se duhet të nisin menjëherë punimet për çështjen dhe të arrihet një marrëveshje për t’u festuar në të gjithë Lindjen e Mesme.
Ndërkohë duke qëndruar në politikat e ndërmarra nga presidenti amerikan që prej 20 Janarit nga ardhja në pushtet, një tjetër president ka ndjekur me përpikmëri linjën e tij.
Argjentina vendos të largohet nga OBSH, vendim i bërë i ditur nga presdenti Javier Milei nëpërmjet zëdhënësit të tij, Manuel Adorni. Gjatë një konference për shtyp nga Casa Rosada u bënë një sërë kritikash të ashpra në drejtim të Kombeve të Bashkuara për mënyrën sesi menaxhoi pandeminë Coronavirus. Presidenti e ka ngarkuar ministrin e Jashtëm të mbyllë procedurat për tërheqjen e Argjentinës nga OBSH dhe e ka bazuar vendimin e tij mbi kontraste të thella mbi gjendjen e krijuar nga pandemia.
Klan News