Jean Claude Juncker rrëfeu me një shembull origjinal konfuzionin që ka sjellë Donald Trump në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Brukselit. Përpara parlamentit rajonal bavarez, Juncker rrëfeu se Trump e kishte quajtur atë “Killer Brutal” gjatë një bisede në samitin e G7-ës.
“Trump më tha javën e fundit, Jean Claude Juncker t’i je një killer brutal. Është hera e parë që Luksemburgu përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendoj se e tha si për kompliment, por gjithsesi nuk mund të jem i sigurt.”
Besimi mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë është lëkundur ndjeshëm prej ardhjes në pushtet të Donald Trumpit. Vendimin e parë kundër linjës së aleatëve e mori qershorin e kaluar u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën. Tensionet u panë edhe në samitin e G7-ës, ku megjithë insistimin liderëve të vendeve partnere, Trump nuk pranoi tërheqjen nga tarifat e larta të importit të çelikut dhe aluminit.
Tv Klan