Donald Trump konfirmon se po përgatitet për një takim me Vladimir Putinin për Ukrainën.
“Ai kërkon të takohemi, jemi duke u përgatitur. Kemi në axhendë, takime me shumë njerëz të cilët do t’i përcaktojmë pas 20-ës.”
Gjatë fushatës elektorale, Trump është shprehur se sapo të zgjidhet president, do të nisë punën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në konferencën për shtyp në Mar a Lago të Floridës, presidenti i zgjedhur tha se kjo është një prej luftërave ku po derdhet shumë gjak e po shkaktohet shumë vuajtje, ndaj dhe duhet të marrë fund sa më shpejt.
I gatshëm për t’u takuar për këtë çështje është shprehur edhe presidenti rus në daljet e tij publike të mëhershme. Ndërsa zyra e tij, përmes një deklarate për shtyp tha se e mirëpriste deklaratën e Trampit.
Kremlini akuzoi presidentin në largim Xho Bajden se po përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, për t’ia vështirësuar shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë rrugën drejt dialogut me Moskën.
Tv Klan