Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar në Pekin se vendi i tij promovon një marrëdhënie strategjike me Kinën, por duke respektuar edhe angazhimet e Greqisë si vend anëtar i BE-së. Tsipras është një nga pak liderët prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që po merr pjesë aktivisht në samitin e Rrugës së mëndafshtë.

“Duam që rajoni ynë, Mesdheu Juglindor, por edhe Ballkani të mos jenë kufijtë, po urat ndërmjet Lindjes dhe perëndimit”,

tha Tsipras.

Teksa afrohet fundi i mandatit katërvjeçar, Aleksis Tsipras po punon kohët e fundit që të përcjellë në opinionin vendas imazhin e Greqisë si një fuqi e butë rajonale. Në këtë drejtim e kanë ndihmuar sinergjitë dy e trepalëshe, me vende të Ballkanit e të Mesdheut Lindor. Përcjellja e këtij imazhi, natyrisht, lidhet edhe me zgjedhjet europiane dhe lokale që do të mbahen muajin e ardhshëm, por edhe ato kombëtare që sipas të gjitha gjasave do të mbahen në vjeshtë”,

thotë gazetari i Tv Klan, Robert Goro

.

Një nga kompanitë më të mëdha kineze, Cosco, ka marrë me koncension portin e Pireut, ku po kryen një investim gjigand, me vlerë të përgjithshme 600 milionë euro. Tsipras tha në samitin e Pekinit se objektivi është që porti të lidhet me akset rrugore Bullgari-Deti i Zi-Rumani, si dhe Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Tv Klan