Thomas Tuchel është në bisedime për të marrë drejtimin e Anglisë. Lajmi është dhënë nga televizioni gjerman Welt. Në rast se firmoset kontrata, Tuchel do të bëhej i huaji i tretë që drejton përfaqësuesen angleze pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.

Thomas Tuchel, i cili ka një të kaluar në Angli si trajner i Chelsea është pushim nga muaji maj ku vendosi të largohej nga Bayern Munchen. Gareth Southgate u zëvendësua provizorisht Lee Carsley, i cili mbulon edhe rolin e trajnerit te Anglia U21.

Ndërkohë për Thomas Tuchel do të ishte përvoja e parë në një ekip përfaqësues, pasi deri më tani ka drejtuar në nivel klubesh mes tyre Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain.

Tv Klan