Fuqia blerëse e vizitoreve u rrit me rënien e Paundit britanik
Ndërsa londinezët shqetësohen për rënien e Paundit, për këta turistë të huaj ky mund të jetë një lajm i mirë për ta.
“Sigurisht që kontrollova monedhën, kursi i këmbimit ishte jashtëzakonisht i ulët në krahasim me më përpara dhe gjatë kësaj periudhe mund të shpenzoni para për të blerë gjëra, sepse është një kohë e mirë për ta bërë këtë”, është shprehur një turiste Theresa Ngai.
Megjithatë duket se situata financiare në Mbretërinë e Bashkuar disa turistëve u kujton edhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballet vendi i tyre.
“Ne po përballemi me të njëjtin lloj krizash ekonomike në Kanada ku situata ekonomike nuk po përmirësohet për shkak të COVID -19 dhe rimëkëmbjes. Në këto kushte njerëzit po kursejnë në vend që të shpenzojnë paratë e tyre, kështu që nëse Paundi është më i dobët ndaj dollarit kanadez kjo do të shtyjë më shumë njerëz të vijnë, shpresoj të paktën, sepse mendoj se të gjithë duhet të vijnë këtu për të parë se çfarë ka për të ofruar Britania e Madhe , veçanërisht Londra, por mendoj se nëse do ta bëjnë këtë apo jo, kjo mbetet për t’u parë”, është shprehur turisti Mark Shear.
Të hënën paundi britanik ra në një nivel rekord kundrejt Dollarit amerikan. Nëse Paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt Dollarit, importet e mallrave me çmim në Dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme.
Klan News