Tema kryesore e trendeve të thonjve për pranverën është thjeshtësia. Ka disa shpërthime ngjyrash dhe elementë dizajni, por fokusi kryesor është shëndeti i tyre.
“Përgjithësisht, tema tani janë thonjtë vajzërorë, të thjeshtë dhe pa u dukur sikur je munduar shumë. Nëse zgjidhni diçka të pastër apo me disa detaje, ka të bëjë me gjetjen e një stili që duket i kuruar por jo i tepruar”, thotë estetistja Erica De Los Santos për Cosmopolitan.
Imazhet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të kuptuar më mirë idenë, por edhe të gjeni diçka që mund t’ju pëlqejë dhe ta provoni në takimin e radhës te estetistja.
E kaltër
E kaltra po shihet ngado dhe është një ngjyrë shumë e ëmbël. Ngjyra që të kujton qiellin apo një palë xhinse të dashura shkon me shumë veshje dhe qëndron e freskët, por nuk ‘bërtet’.

Metalike
Ngjyrat ‘chrome’ dhe metalike kanë disa kohë që janë trendi i momentit dhe jo pa shkak. Shkëlqimi i tyre kombinon mirë si me veshjet e përditshme, ashtu edhe të mbrëmjes, njësoj si të keni një aksesor në thonjtë tuaj.

Aksesorët
Aksesorët nuk janë vetëm për çantën. Zemrat, yjet, fluturat, qershitë, arushët apo ç’tju dojë zemra do të duken shumë të lezetshme në duart tuaja.

Me shkëlqim
Thonjtë e pastër, me ngjyrë neutrale apo transparente janë shumë të përshtatshme për vajzat që preferojnë diçka për të cilën s’duhet të mendohen shumë dhe sërish duket ‘chic’. Megjithatë, janë edhe një bazë shumë e mirë për dizajnet, ndoshta për “French”apo versionin “micro” të tij.

Përzierje
Nëse nuk doni që të ndiqni vetëm një trend, mund të provoni disa në secilin gisht. Për shembull, ‘chrome’ duket se s’do të shkojë askund por ndoshta do ta shohim vetëm në një gisht apo në efekte 3D sesa në të gjithë thonjtë.

Ovalë
S’ka rëndësi ngjyra,por nëse thonjtë tuaj kanë formë ovale jeni hapa përpara. Thonjtë ovalë janë klasikë dhe shkojnë si me dizajnet minimaliste, ashtu edhe të guximshme. Mbi të gjitha janë praktikë sepse nuk thyhen lehtë krahasuar me thonjtë katrorë apo të gjatë, kështu që janë perfektë në përditshmëri.

E verdhë gjalpi
Ngjyrat pastel janë të pandashme në pranverë dhe këtë vit udhëheq e verdha e gjalpit. Kjo ngjyrë duket sikur reflekton freskinë e stinës dhe kombinohet mirë me trendet e saj si printet me lule.

Thonjtë sapun
Ky trend mund të jetë ‘mbreti’ i vitit 2024. Thonjtë “sapun” duken të pastër dhe luksozë, madje edhe të kushtueshëm ndonëse s’duan shumë mundim. Zakonisht konsistojnë në një ngjyrë të ëmbël qumështi apo rozë transparente që i bënthonjtë të shkëlqejnë.

/tvklan.al