Manuel Neuer mori kartonin e kuq të parë në karrierën e tij si profesionist. Portieri i Bayern Munich, u ndëshkua në sfidën e Kupës ndaj Leverkusen, pas një dalje të gabuar në minutën e 17-të.

Kartoni i kuq i 38-vjeçarit i kushtoi rëndë Bayern-it, që u mposht minimalisht dhe u eliminua te Kupa. Sipas Federatës Gjermane, Neuer është pezulluar për dy ndeshje.

Megjithatë dënimi është vetëm në Kupë dhe do të aplikohet në edicionin e ardhshëm. Mbetet të shihet nëse Neuer do të jetë pjesë e Bayern Munich për vitin e ardhshëm. /tvklan.al