Jude Bellingham është pezulluar me dy ndeshje në La Liga. Kartoni i kuq ndaj Osasunës, i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit anglez.

Futbollisti i Real Madrid, u ndëshkua pas protestave ndaj arbitrit, i cili i tregoi kartonin e kuq. Ditët e fundit në Spanjë u raportua se mund të kishte një dënim të rëndë me deri 12 ndeshje pezullim.

Megjithatë Komiteti i Arbitrave, vendosi dënimin me dy ndeshje pezullim. Bellingham do të humbasë ndeshjet ndaj Girona-s dhe ndaj Real Betis.

Vetë mesfushori pas ndëshkimit tha se fraza e thënë ndaj arbitrit ishte keqkuptuar, por kjo nuk e ka shpëtuar nga dënimi. /tvklan.al