Bob Menendez ka dhënë dorëheqjen nga Senati i SHBA-së pasi është shpallur fajtor për korrupsion. Demokrati i Nju Xhersit i kishte rezistuar thirrjeve për dorëheqje, duke përfshirë edhe udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Vendimi i dorëheqjes së tij vjen 1 ditë pasi Komisioni i Etikës së Senatit nisi të shyqrtonte përjashtimin e tij. Ndërkohë, 70-vjeçari ka thënë se është i pafajshëm, teksa është shprehur jashtë gjykatës se “asnjëherë nuk e ka shkelur betimin publik”. Vendimi për dënimin e tij do të merret me 29 Tetor. CBS raporton se dorëheqja e Menendez do të jetë efektive nga 20 Gushti.

Ndërkohë, prokurorët thanë se demokrati i Nju Xhersit abuzoi me pushtetin e postit të tij për të mbrojtur disa njerëz nga hetimet kriminale. Ai gjithashtu u akuzua se ndihmoi bashkëpunëtorët e tij për t’u pasuruar, përfshirë gruan e tij, përmes veprimeve që përfshinin takime me zyrtarë të zbulimit egjiptian dhe duke ndihmuar atë vend të marrë miliona dollarë në ndihma ushtarake amerikane.

Gjatë bastisjes së vitit 2022 në shtëpinë e Senatorit, agjentët e FBI-së konfiskuan shufra ari me vlerë afro 150,000 Dollarë dhe mbi 480,000 Dollarë para në dorë. Një pjesë e parave ishte fshehura në çizme dhe xhaketa të zbukuruara me emrin e senatorit./tvklan.al