Mbajtja e zgjedhjeve në Siri mund të zgjasë deri në katër vjet. Kështu ka deklaruar udhëheqësi i Sirisë Ahmed al-Sharaa.
“Për hartimin e një Kushtetute të re dhe amendamentet kushtetuese nevojitet një kohë e gjatë nga ekspertët. Mund të duhen tre ose katër vjet”.
Ai tha gjithashtu se do të duhet shumë kohë që sirianët të shohin ndryshime drastike. Deklarata nga Sharaa, i cili drejton grupin Hayat Tahrir al-Sham vjen ndërsa qeveria e re në Damask po kërkon të sigurojë fqinjët e saj se është larguar nga militantët islamikë. Fushata e grupit i dha fund një lufte civile 13-vjeçare, por ka lënë një mori pikëpyetjesh për të ardhmen e vendit.
Al-Sharaa se forcat e ndryshme të Sirisë do të zhvillojnë dialog politik.
“Një vend nuk mund të drejtohet nga mentaliteti i grupeve dhe fraksioneve. Ne jemi gati për këtë psikologjikisht dhe moralisht”.
Ndërsa fuqitë perëndimore mirëpritën fundin e sundimit të familjes Assad në Siri, mbetet e paqartë nëse grupi Hayat Tahrir al-Sham do të imponojë një sundim të rreptë islamik apo do të shkojë drejt demokracisë. Ai është zotuar vazhdimisht se do të mbrojë grupet e pakicave, të cilët kanë frikë se sundimtarët e rinj mund të kërkojnë të imponojnë një qeveri islamiste.
Klan News