Për herë të parë në historinë e saj, Euro 2020, i programuar për t’u zhvilluar në verën e këtij viti do të ketë si sponsor zyrtar një aplikacion dixhital. Bëhet fjalë për platformën argëtuese, TikTok që do jetë më afër tifozëve të futbollit gjatë turneut të shtyrë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Sipas njoftimit të partneritetit mes palëve, TikTok do të jetë një dritare për tifozëve nga mbi 150 vende të botës për t’i informuar për rezultatin e ndeshjeve dhe për momente nga më pikantet rreth ngjarjes më të madhe futbollistike në Europë.
Për më tepër, UEFA gjithashtu do t’i japë TikTok akses në bibliotekën e saj të madhe të përmbajtjes historike për të krijuar përmbajtje të re, tërheqëse dhe inovative.
Ndërkohë, UEFA do të hapë llogarinë e saj zyrtare në TikTok para turneut Euro 2020, për të frymëzuar dhe argëtuar miliona tifozë të futbollit në të gjithë botën me përmbajtje ekskluzive të asaj që ndodh në prapaskenë, imazhe aktuale dhe arkivore.
Përveç kësaj, bashkëpunimi përfshin të drejtat e sponsorizimit të transmetimit, logo e të cilëve do të transmetohet në të gjithë kanalet televizive europiane. Vlera e marrëveshjes nuk u bë e ditur, por mendohet se vlen dhjetëra miliona paund.
Klan News