Stafi i agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR do të punojë si në anijet e azilkërkuesve afrikane të shpëtuar në det, ashtu edhe në strukturat e parashikuara nga protokolli për menaxhimin e tyre në Shëngjin e Gjadër. Sipas UNHCR-së, shumë do të varet nga mënyra se si do të zbatohet kjo marrëveshje.
Vetë UNHCR nuk ka qenë pjesë e negociatave që janë zhvilluar për hartimin dhe zbatimin e protokollit, por qeveria Meloni ka dhënë informacion të detajuar, si dhe u ka konfirmuar zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dëshirën e saj të fortë që kjo të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.
Në bazë të një shkëmbimi letrash me Ministrinë e Brendshme italiane, Agjencia e OKB-së për Refugjatët specifikohet në deklaratën e UNHCR se do të luajë një rol monitorues dhe këshillues që t’u garantohet e drejta për kërkimin e azilit.
Misioni monitories i UNHRC-së fillimisht do të zgjasë 3 muaj dhe pas kësaj periudhe do t’i vërë në dispozicion rekomandimet e saj dy qeverive dhe aktorëve të tjerë të interesuar.
Në 20 Gusht pritet të kryhet kolaudimi i parë i funksionimit të qendrave të ngritura në Shëngjin e Gjadër ku do të mbërrijnë 500 trupa të policisë italiane dhe 15 policë të burgjeve për të qënë gati për mbërritjen e azilkërkuesve afrikanë.
Klan News