Uragani Milton mbërriti brigjet e Floridës, së bashku me pasojat e tij. Erërat e fuqishme të uraganit rritën ndjeshëm nivelin e ujit. Deri tani, Milton ka shkaktuar disa tornado dhe shi të rrëmbyeshëm deri në 450 mm.
Stuhitë po godasin bregdetin, ndërsa pjesa më e rrezikshme e uraganit po i afrohet Tampas dhe Orlandos. Uragani, një stuhi e fuqishme e kategorisë 4 me erëra deri në 250 km, po i afrohet me shpejtësi bregut të Gjirit të Floridës dhe pritet të zbresë në tokë vonë të mërkurën sipas orës vendore ose herët nesër.
Sipas raporteve, kjo përbën një kërcënim të madh për Gjirin Tampa, i cili nuk ka përjetuar një goditje të drejtpërdrejtë uragani që nga viti 1921. Uragani do të jetë “vdekjeprurës dhe katastrofik”, paralajmërojnë zyrtarët, ndërsa miliona njerëz janë larguar nga Florida drejt një vendi më të sigurt.
Stuhia vjen vetëm 2 javë në rajonin që u godit nga Uragani Helena që la shkatërrime të shumta. Për presidentin Joe Biden, Milton është stuhia e shekullit.
Tv Klan