Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar urdhërarrestet që SPAK ka lëshuar pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka thënë se sipas tij, kjo është një lojë kriminale e kreut të SPAK, Altin Dumanit. Më tej, kryetari i PD-së ka pretenduar se kriminelët paguajnë prokurorët që këta të fundit t’i njoftojnë në mënyrë që ata që kanë kryer vepra penale, të largohen para ekzekutimit të masave të arrestit.

Sali Berisha: Këto dy ditë po mbi regjistrimet e ardhura nga partnerët, nga ‘skrapi’ i partisë u lëshuan 36 urdhër arreste nga të cilët 8 persona prej kohësh ishin në burg të arrestuar për vepra të tjera penale, kurse 11 persona u arrestuan mbasi ishin të lirë, kurse 17 të tjerë u njoftuan për t’u larguar në drejtim të pa ditur.Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Taulant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti i dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysmë kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla.

Si përmbledhje gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mondate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’ i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë. Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda.  Rikujtoj këtu se në raste të ngjashme prokuroria e krimeve të rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 prej tyre, pra ka arrestuar 88,7 % te tyre. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lojën kriminale te Dumanit dhe skrapit të partisë me Kallp Mandate.

Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre. Kjo lojë me krimin përbën rrezik madhor për sigurinë e vendit dhe është lojë me jetën, veprimtarinë dhe pronën e çdo shqiptari. Kjo lojë kriminale është zbatim i platformës së rrezikshme të Edi Ramës sipas të cilës banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit. Partia Demoratike shpall para shqiptarëve platformën e saj për zero tolerancë ndaj krimit dhe kriminelëve kudo që janë dhe kallp mandateve të Altin Dumanit dhe kriminelëve të tjerë që bashkëpunojnë me krimin. Faleminderit! O sot, o kurrë!

/tvklan.al