Dita e Gruas nisi me mesazhe domethënëse. Në këtë ditë ndërkombëtare, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e frymëzuar nga “Girls Girls Girls Magazine”, shprehet se çdo femër duhet të jetë krenare me arritjet.

30 – vjeçarja e lindur në Prishtinë, thotë se të gjitha gratë duhet të ndihen mirë me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e pazbuluar që i pret.

Ajo zgjodhi ta bëjë këtë urim përmes një fotoje bardhë e zi, me tatuazhe të ekspozuara dhe me një lule orkide pranë.

“Ata thonë bëhu një zonjë. Mos fol me zë të lartë. Mos fol shumë. Mos merr hapësirë. Mos u ul ashtu. Mos qëndro kështu. Mos u frikësoni”.

Këto janë vargjet që Rita zgjodhi për mamatë, motrat, hallat, gjyshet, stërgjyshet me rastin e 8 Marsit.

Kjo ditë është rezervuar edhe nga Bleona Qereti, jo vetëm për të uruar, por edhe për të treguar një sekuencë nga prodhimi muzikor që ajo ka premtuar. Me këtë video, ku sytë të shkojnë menjëherë tek tavolina që në vend të darkës ka pllaka ari, këngëtarja ka zgjedhur të thotë “Gëzuar 8 Marsin”.

Bukuroshja Morena Taraku ka zgjedhur fjalët më të ndjera në këtë ditë ndërkombëtare.

“E ty Zot i dashur të kërkoj një nder… Mund ta përqafosh nënën time e t’i thuash që është nga unë… Atyre që sot ju mungon nëna në shtëpi, ikni dhe përqafoni babain, ashtu si e bëra unë gjithmonë”, është një nga postimet që ajo ka bërë me rastin e kësaj feste.

Klan Plus