Njësoj si dhe një vit më parë, Kevin Spacey i frymëzuar nga seriali “House of Cards” uroi çdo kënd për festën e Krishtlindjeve. Por një urim të tillë nuk e kishin hasur ndonjëherë.
Ajo ngjasonte më shumë si një mesazh kërcënues bazuar edhe në titullin e urimit “Kill Them with Kindness” (Vritini me mirësi). Spacey flet për shëndetin dhe sigurisht që nuk kishte sesi të mos përmendte akuzat për sulme seksuale.
Ai uron që 2020-a të jetë një vit sa më i mbarë edhe me sa më pak akuza. Por edhe në rast se kjo gjë ndodh, kundërvihuni. Ky është mesazhi që përcjell aktori dhe producenti, video e së cilit ka një muzikë që më shumë të tmerron sesa të sjell ndjesinë e mirë të festave të fundvitit.
Dy vite më parë, Kevin Spacey u akuzua për ngacmim seksual nga një aktor i ri, Anthony Rapp, i cili pretendonte se u abuzua nga ylli i “House of Cards” kur ishte 14 vjeç.
Një muaj pas deklaratës së Antothy Rapp, akuzat vijuan nga persona të tjerë, aq sa produksioni i “House of Cards” e hoqi nga filmi aktorin në fillim të Nëntorit të 2017-s. Përveç serialit, Netflix anuloi edhe publikimin e një filmi ku luante Spacey.
Klan Plus