Përfundon me sukses prova e parë te kaviet, mund të parandalojë pandemi të ardhshme
Përfundon me sukses faza e parë eksperimentuese tek kaviet e një vaksine efikase kundër shumë llojve të koronavirusit. Sipas analizave në laborator vaksina rezultoi se stimulon prodhimin e antitrupave neutralizues jo vetëm ndaj Sars Cov2, që është virusi i Covid-19, por edhe ndaj Sars Cov 1 që është përgjegjës për sindromën e frymëmarrjes akute, por edhe të tre koronaviruseve të ngjashëm të transmetuar nga lakuriqët e natës dhe kafshë të tjera.
Analizat janë publikuar në revistën shkencore Ekeperimentale Mjekësore nga kërkuesit e Universitetit të Osakës në Japoni. Nëse këto do të konfirmoheshin me të njëjtin efikasitet edhe tek njeriu, atëherë mund ti hapet rruga krijimit të një vaksine të një gjenerate të re që do të parandalonte pandemi të ardhshme të tjera nga koronavirusi.
Vaksinat aktuale në përdorim kundër Covid-19 nuk janë me spektër të gjerë. Ato mund të stimulojnë prodhimin e antitrupave që njohin kokën e proteinës Spike, që është specifike e virusit Sars Cov2 dhe jo për koronaviruset e tjera. Për të tejkaluar këtë problem, kërkuesit japonezë kanë mbuluar proteinës Spike në mënyrë që sistemi imunitar të arrinte të dallonte jo kokën, por zemrën e virusit, që është gjithnjë identike në të gjithë llojet e koronaviruseve.
Klan News