Vaksina e koronavirusit e zhvillua nga Pfizer dhe BioNTech mbron deri në 94% personat mbi moshën 65-vjeçare.

Kompania ka publikuar më shumë informacione në lidhje me 3 fazat e testeve klinike. Sipas tyre, vaksina mbron njësoj të gjithë njerëzit pavarësisht ravave apo etnive.

Kompania thotë se tashmë do të aplikojë për autorizim për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjetjet janë të bazuara në dy dozat që u janë dhënë më shumë se 41 mijë personave rreth botës.

Javën e kaluar Pfizer dhe BioNTech publikuan rezultatet paraprake që ofronin mbrojtje deri në 90% kundër koronavirusit tek vullnetarët që ishin vaksinuar. Më pas edhe Moderna, një kompani amerikane, doli në përfundimin se vaksina e saj mbron deri në 95% ndaj Covid-19.

Pfizer ka deklaruar se vaksina nuk ka pasur efekte anësore serioze. Ata kanë vërejtur dhimbje koke dhe lodhje për vetëm 2% të të vaksinuarve.

/tvklan.al