23.1 mld lekë është shuma e arkëtuar për llogari të Ministrisë së Financave vetëm nga mallrat e akcizës. Të dhënat nga ky institucion bëjnë me dije se këto të ardhura në 5 muajt e parë të vitit janë 2.3% më shumë se plani i akcizës për 5-mujorin 2024.
Referuar të dhënave, për muajin prill është importuar më shumë se dyfishi i sasisë së cigareve krahasuar me një vit më parë, vlera e së cilave arriti në 1.177 ton, ose 97.2% më shumë. Sasi të larta importi kanë regjistruar edhe mallra si karburanti apo cigaret. Importi i këtyre mallrave rezulton mesatarisht 24.7% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e fluksit të turistëve në vend, forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, reduktimin e përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.
Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në 2023.
Tv Klan