Pas Xhubletës, “K’cimi i Tropojës” është trashëgimia kulturore shqiptare e radhës që bëhet pjesë e UNESCO-s, e që automatikisht këtë kulturë jomateriale shqiptare e bën edhe pasuri të njerëzimit.
Është ruajtur ndër shekuj ky “k’cim” festiv i njohur ndryshe si “K’cimi i Venit”, mjaft intensiv në lëvizje dhe ritmik që në ditët e sotme në rastet e gëzimit kërcehet nga të gjithë. Por elementet autentikë të vallëzimit që konsiderohet si element identitar i Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës janë lëvizjet që përcjellin kuptime.
Dosja për “K’cimin e Tropojës” është dorëzuar që në 2020-tën ndërsa puna për të ka nisur që në 2016. Skënder Haklaj pjesë e grupit që ka hartuar dosjen është kthyer nga Italia ku jetonte posaçërisht për të mbledhur historikun në terren dhe për ta bërë atë pjesë të UNESCO-s.
Por cilat janë përfitimet e futjes se “K’cimit të Tropojës” në Unesco. Përpos ruajtjes për valltarin është edhe popullarizimi.
“K’cimi i Tropojës”, është e 4-ta traditë jomateriale që bëhet pjesë e UNESCO-s, bashkë me Isopolifoninë, Xhubletën, dhe Transhumancën.
Tv Klan