E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të inkurajuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.

Siç njofton Ambasada Amerikane, ajo uroi Ilir Rusin për detyrën e re si Kryetar i KLGJ-së, si dhe nënkryetaren Yllka Rupa.

Van Horn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të mbajnë përgjegjësitë e tyre për të vlerësuar kandidatët, për të emëruar gjyqtarë dhe për të reduktuar numrin e rasteve të mbetura me integritet, duke siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

/tvklan.al